Pozita pret që platforma për dialog me Serbinë të kalojë në Kuvend

Mos i humb

 

 

Pozita pret që platforma shtetërore e Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut me Serbinë të kalojë në Kuvendin e Kosovës pavarësisht se opozita e ka kundërshtuar një dokument të tillë.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se përmes kësaj platforme synohet të arrihet një unitet në mes të subjekteve politike në këtë proces.

“Ideja e platformës është që të kemi unitet në mes të gjitha partive politike, atyre që janë në koalicion qeverisës dhe atyre që janë në opozitë, meqë politika e jashtme është një temë që duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë. Temat e interesit strategjik janë tema të të gjithë atyre të cilët janë në politikë, pavarësisht se kush mund të jetë përkohësisht në pushtet dhe në opozitë. Ideja e platformës është arritja e një konsensusi politik në mes të gjitha partive politike”, ka thënë Hoxhaj për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka bërë me dije se Kuvendi është institucioni ku duhet të krijohet uniteti për temat kombëtare.

Mirëpo opozita parimisht e ka kundërshtuar këtë platformë, të cilën Qeveria e ka miratuar dhe më pas e ka proceduar për në Kuvend.

Sipas përfaqësuesve të dy partive opozitare, LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo platformë është e varfër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit