Pozoi dhe quajti Erdoganin “presidenti im”, tifozeria gjermane fishkëllen Gundoganin

Mos i humb

Tifozë gjermanë nuk mund t’ja falin Gundogan-it faktin që ai, si një i rritur në Gjermani dhe lojtar i përfaqësueses gjermane, doli në fotografi me presidetin Erdogan duke e quajtur “presidenti im”.

Kështu, në BayArena në Leverkusen, ku të premten Gjermania u përballë në një miqsore me Arabinë Saudite, Gundogan u fishkëllye kur hyri në lojë në minutën e 57, dhe pothuajse në çdo prekje të topit.

Kjo gjë e irritoi trajnerin Joachim Loew që deklaroi:

“Gundogan i ka shpjeguar rrethanat që e çuan në takimin me presidentin turk dhe theksoi angazhimin e tij ndaj vlerave gjermane. Por tifozët e fishkëllyen përsëri e tij. I pyes ata: çfarë kërkonni tani nga Gundogan?”.

Ozil dhe Gundogan kanë lindur në Gjermani në Gelsenkirchen dhe kanë luajtur për të gjitha kategoritë e moshave deri sa kanë prekur kombëtaren.

Në maj, në Londër ata u takuan me presidentin Erdogan, duke marrë kritika nga Federata Gjermane.

Është kjo një linjë e politikës zyrtare të Berlinit, e cila prej vitesh është investuar kundër presidentit Erdogan. Dhe efektet i ka deri në nivele të tjera institucionale e shoqërore. Një prej arsyeve të përplasjes Berlin – Ankara, apo ndryshe Merkel – Erdogan që vijon prej vitesh, është, pos arsyeve gjeopolitike, edhe aeroporti i tretë i Stambollit, që pothuajse e çon drejt nxjerrjesh jashtë tregut të fluturimeve, aeroportin e Frankfurtit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit