Prag tragjedie në Romë, çahet rruga dhe dy makina bien në humnerë

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Romë ku një rrugë është shembur e për pasojë dy makina ranë në një humnerë që u krijua.

Incidenti ndodhi në rrethin e Torpignattara, në via Zenodossio në afërsi të trotuarit ku toka u hap dhe brenda ranë dy makina një Mercedes SUV dhe një Smart, të cilat u dëmtuan.

Sipas autoriteteve rruga është shembur paraditën e sotme rreth orës 10:40, si pasojë e dëmtimeve nga ujërat që ndodhen nëntokë të cilët kanë dëmtuar pjesën nëntokësore të rrugës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por banorët e zonës kanë denoncuar këtë dukuri pasi janë shumë të friksuar dhe të pasigurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit