Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës për prodhim dhe shitje narkotikësh. Arrestimi i L.P u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
NJOFTIMI–Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.


