Premtimet për rritjen e pagave të mësuesve/ Reagon PD: Çdo fillim mandati është thënë se do rritet me 40%, por e kanë rritur vetëm 10 mijë lekë të vjetra

Mos i humb

Pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se në mandatin e tretë qeverisës pagat e mësuesve do të ngrihen me 32%, por synohet edhe 40%, e teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se në buxhetin e 2022 do rriten me 6%, ka reaguar Partia Demokratike.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa shprehet se synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura përgjatë 8 viteve të shkuara.

Ajo thotë se çdo fillim mandati kanë premtuar që do e rrisin me 40% pagën e mësuesve dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet.

Reagimi i plotë:

Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë! Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit.

Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë.

Nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale. As për transportin e nxënësve dhe mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë!

Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Kur paga është qesharake! Kanë premtuar cdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet.

Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndermend të bëjnë për arsimin! Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit