Elbasan/ Arrestohen 3 persona, ja për çfarë akuzohen. Procedohet penalisht edhe një tjetër

Mos i humb

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas i cili ditën e djeshme u procedua penalisht. Sot ai u arrestua pasi akuzohet se ka dhënë deklarim të rremë gjatë marrjes në pyetje.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për fillimin e procedimit penal ndaj shtetasi GJ.Ç, i cili u kap në flagrancë nga sherbimet policore duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës, veprimet kanë vijuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe si rezultat shtetasi GJ.Ç, u arrestua ne flagrancë, pasi: Ky shtetas ka dhënë deklarim të rremë gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët e Hetimit të Krimit si dhe ka konsumuar veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, “Deklarim të rremë” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve””, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe një person, i cili në lagjen 5 Maji është konstatuar duke kryer ndërtime pa leje në një magazinë.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y.B., banues në lagjen “5 Maji” Elbasan pasi: Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet policore kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke kryer ndërtime pa leje në një magazinë”.

Është arrestuar edhe një shtetas që është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugore është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, banues në Gramsh. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin e tij”.

Gjithashtu po nga këto shërbime policore është proçeduar penalisht shtetasi F.R, baues në lagjen “Vullnetari” Elbasan, pasi është konstatuar se po ndërtonte shtetsë banese pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit