Presidenca: Kuvendi lumë fyerjesh që s’i shërben zgjidhjes së krizës

Mos i humb

Insitucioni i Presidentit, përmes këshilltari të tij ligjor Besnik Dervishaj e konsideron debatin e zhvilluar sot në parlament një lumë sharjesh e fyerjesh që nuk i shërben zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Në një konferencë për mediat, pas votimit të rezolutës në parlament, Presidenca ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se vendimi është marrë në përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues e sigurinë publike, e cila mund të kulmonte në përplasje më 30 qershor.

“Insitucionit i Presidentit ka ndjekur me vëmendje diskutimet e qëndrimet publike përfshirë edhe ato në seancë plenare, ku është diskutuar vendimmarrja e presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në vend të një diskutimi mbi argumentat ligjorë, dhe në vend që sot të ishte një momënt reflektimi e të diskutohej mbi veprimet pozitive për negociatat apo zgjidhjen e krizës, u lëshuan lumenj fyerjesh. Kjo retorikë nuk i shërben as zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Presidenti thekson se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë të kushtetutës. “U shpreh Këshilltari ligjor i Presidentit Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit