Presidenti austriak: nacionalizmi po kërcënon Europën

Mos i humb

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen vlerëson se Europa është në pikë kthese jo pozitive dhe paralajmëron për një kthim të mundshëm në nacionalizëm në shumë vende. Ai paralajmëroi se për shkak të situatës së komplikuar politike botërore, Bashkimi Europian dhe Austria “kërcënojnë humbjen e rëndësisë”.

“Europa duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të sheh se si ajo dhe Austria po e humbin rëndësinë e tyre në skenën botërore, apo do zgjedhë të jetë e fortë”, ka thënë Van der Bellen në një intervistë me agjencia austriake e lajmeve APA.

“Shkatërrimi i Unionit mund t’i katandisë shtetet në anije pa timon në det me erë e fortë dhe valë të mëdha. Dhe në fund do të thotë një varfëri në Europë”, tha

Lidhur me sfidat gjatë presidencës së Austrisë në Bashkim, Van der Bellen bëri thirrje për një unitet më të madh të BE-së. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit