Presidenti çek Zeman i drejtohet Kinës për furnizime me vaksina

Mos i humb

Presidenti çek, Milos Zeman i shkroi një letër homologut të tij kinez, Xi Jinping, ku i kërkon që vendi i tij të furnizohet me vaksinën kineze antiCovid-19, Sinopharm.

Sipas ambasadës çeke në Pekin, Kina vendosi të “veprojë menjëherë”.

Deri tani, Hungaria është i vetmi shtet i BE-së që ka filluar vaksinimin me vaksinën kineze Sinopharm.

Kjo vaksinë ende nuk është aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Zeman i bëri një thirrje të ngjashme edhe Rusisë, që ka zhvilluar vaksinën e saj, Sputnik V.

Republika Çeke po lufton me një valë të madhe të rasteve të koronavirusit pavarësisht nga një bllokim i rreptë.

Shumë spitale janë në alarm pasi mungojnë mjekët dhe personeli i infermierëve.

Vendi me 10,7 milionë banorë ka administruar rreth 702 000 doza vaksinash nga BioNTech/Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Që nga fillimi i pandemisë, ajo ka regjistruar më shumë se 1,2 milionë infeksione me koronavirus dhe 20 941 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit