Presidenti Erdoğan do të përurojë Qendrën Turkevi 36-katëshe në New York

Mos i humb

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se të hënën do të përurojë Qendrën Turkevi 36-katëshe në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dielën, Erdoğan do të udhëtojë në SHBA në kuadër të vizitës së tij për të marrë pjesë në seancën e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

“Ne të hënën do të hapim Qendrën Turkevi 36-katëshe në New York, pikërisht matanë OKB-së”, tha Erdoğan në takimin konsultativ krahinor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ndërtesa e cila përdor motive arkitektonike tradicionale turke, veçanërisht nga Perandoria Selxhuke, është e ngritur në formën e një tulipani dhe mund të shihet nga qendra e qytetit Manhattan, Lumi Lindor dhe ishulli Long Island.

Ndërtesa u projektua si një rrokaqiell simbolik që do të shtohet në horizontin e qytetit New York dhe do të pasqyrojë kulturën, historinë dhe diversitetin turk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit