Zjarret në SHBA kërcënojnë pemët më të mëdha në botë

Mos i humb

Zjarret pyjore të cilat vazhdojnë në më shumë se një pikë në malet Sierra Nevada të shtetit të Kalifornisë në SHBA, po kërcënojnë pemët më të mëdha në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Associated Press, dy zjarre pyjore, të cilët filluan si rezultat i një rrufeje më 9 shtator në rajon, pritet të arrijnë në pyllin gjigant me famë botërore, Giant Forest, që gjendet në Parkun Kombëtar Sequoia të Kalifornisë.

Mediat amerikane thonë se zjarrfikësit kanë mbështjellë disa prej pemëve gjigante me batanije alumini rezistente ndaj flakës, ndërsa midis pemëve speciale të mbështjella është edhe pema “sequoia” e quajtur “General Sherman”, pema më e madhe njërrënjëshe në botë, me një lartësi rreth 84 metra dhe perimetër më shumë se 31 metra.

Ekipi kombëtar zjarrfikës, i caktuar për të luftuar zjarret Paradise, i cili është përhapur në 29 kilometra katrorë, dhe Colony, i përhapur në 6,5 kilometra katrorë, po i vazhdon punimet për të ndaluar përparimin e flakëve.

Ndryshe, është vlerësuar se midis 7.500 dhe 10.600 pemë “sequoia” u dogjën në zjarrin Castle në shtet vitin e kaluar.

Në Giant Forest, një pyll me më shumë se 2.000 pemë “sequoia”, gjenden pesë nga dhjetë pemët më të mëdha të njohura në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit