Presidenti Erdoğan do të vizitojë Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan do të vizitojë Bosnjë e Hercegovinën me ftesë të Këshillit Presidencial të vendit.

Ai do të takohet me Zhelko Komshiç, kryesuesin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Shefik Xhaferoviç, anëtarin boshnjak të Këshillit të Presidencës.

Gjatë takimit do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, do të rishikohen të gjitha aspektet dhe hapat që mund të ndërmerren për të thelluar bashkëpunimin e mëtejshëm.

Me ftesë të presidentit malazez Milo Gjukanoviç, Erdoğan do të nisë në vizitë zyrtare në vend të shtunën.

Gjatë takimeve që do të mbahen në Mal të Zi, do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha dimensionet e tyre dhe do të shqyrtohen mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Gjatë të dy vizitave, do të vlerësohen zhvillimet aktuale në Ballkan dhe do të shkëmbehen pikëpamje për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit