Presidenti Erdogan niset për vizitë në Korenë e Jugut

Mos i humb

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është nisur për në Korenë e Jugut si pjesë e turneut të fundit të tij jashtë vendit.

Erdoğan do të qëndrojë në Seul deri më 3 maj me ftesë të homologut të tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Sipas zyrës presidenciale, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të diskutohen gjatë bisedimeve.

Paraprakisht, presidenti turk vizitoi disa vende kulturore në Buhara, si pjesë e vizitës zyrtare treditore në Uzbekistan.

Ai mbërriti në Buhara herët në mëngjes me homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoyev, duke u ndalur tek varri i Muhammed Bahauddin Shah Nakshibendi, Arka e Buharës dhe Po-i-Kalyan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit