Presidenti Erdogan përkujton masakrën në Halabja

Mos i humb

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka përkujtuar 31-vjetorin e masakrës së Halabjas në Irak, ku si pasojë u vranë dhe u plagosën mijëra kurdë.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Erdogan shkroi se sulmi kimik mbi qytetin irakian Halabja i banuar me popullsi kurde “është një plagë e freskët”.

“Akoma është e freskët plaga e cila u hap në ndërgjegjen e njerëzimit 31 vjet më parë, atëherë kur në Halabja nga një sulm kimik u vranë mijëra civilë”, shkroi presidenti turk.

“Mëshira e Zotit qoftë me vëllezërit tanë kurdë, të cilët humbën jetën në masakrën në Halabja, të cilën historia e ka shënuar me ngjyrë të zezë”, tha Erdogan.

Më 16 mars të vitit 1988, në vazhdën e luftës Iran-Irak, midis 5.000 dhe 7.000 kurdë vlerësohet të jenë vrarë kur forcat besnike ndaj Sadam Huseinit hodhën gazra toksike Mustard dhe Sarin në Halabja.

Mijëra njerëz të tjerë vdiqën më vonë nga komplikimet si pasojë e gazrave helmues të cilët shkaktuan sëmundje dhe defekte gjatë lindjeve.

Shumë banorë të Halabjas ende i vuajnë pasojat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit