Presidenti Erdogan pritet me ceremoni të lartë zyrtare në Korenë e Jugut

Mos i humb

 

 

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan tha se takimi i javës së kaluar i liderëve të Koresë Veriore dhe Jugore ka qenë një takim që mënjanoi shqetësimet.

I ndodhur në Korenë e Jugut për një vizitë zyrtare, Presidenti Erdogan u prit me ceremoni nga ana e homologut të tij koreanojugor, Moon Jae-in.

Pas ceremonisë së pritjes të zhvilluar në Pallatin Presidencial “Shtëpia Blu”, Presidenti Erdogan dhe homologu i tij Moon Jae-in patën një takim kokë më kokë që zgjati afërsisht 1 orë.

Më pas të dy liderët, të cilët bashkëkryesuan në takimin mes delegacioneve, u prononcuan në interes të gazetarëve gjatë pjesës së hapur për media.

Fjalën e tij Presidenti Erdogan e filloi duke e falënderuar nikoqirin për mikpritje.

Kreu i shtetit turk në emrin e tij personal dhe në emër të popullit turk e përgëzoi homologun koreanojugor për takimin me liderin e Koresë së Veriut, i cili do të ketë kontribut serioz për paqen botërore, ndërsa vijoi duke thënë se “Ky ka qenë një takim që mënjanoi shqetësimet dhe frikën e krijuar në botë. Unë ju përgëzoi për realizimin me sukses të këtij takimi. Urojmë që kjo vendosmëri të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Duke e vënë në dukje se do të ishte mirë që nëse gjatë këtij procesi Koreja e Veriut i vazhdon takimet edhe me vendet tjera, Presidenti Erdogan tha se “Turqia është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme në këtë drejtim”.

Erdogan në vijim shtoi se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Koresë së Jugut arrin në afërsisht 7,5 miliardë dollarë, por tërhoqi vëmendjen se kjo është e pamjaftueshme, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Duam që kjo të arrijë në një nivel shumë më të larë. Duke e patur parasysh potencialin e popullsisë  dhe praninë e të dyja vendeve në grupin e vendeve G-20, mendojë se është e nevojshme që ky nivel të rritet. Në qoftë se shikojmë në numrin e përgjithshëm të banorëve të Turqisë dhe Koresë së Jugut shohim se kjo shifër arrin në 132 milionë. Për një potencial kaq të lartë ky nivel i tregtisë me të vërtetë është shumë i ulët. Pse mos të bëjmë që kjo të arrin në nivelin e 10-15 miliardë dollarëve? Ne kemi shumë gjëra që mund ti bëjmë së bashku posaçërisht duke filluar nga industria e mbrojtjes”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit