
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i bëri thirrje liderit koreanoverior Kim Jong-un që të mbajnë samitin e katërt dhe të vazhdojë trendi i relaksimit të tensioneve në Gadishullin Korean.
Moon tha se është i gatshëm që sërish të takohet me Kim Jong-un për të shpëtuar negociatat mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Fundjavën e kaluar lideri koreanoverior Kim Jong-un deklaroi se dialogu me presidentin amerikan Donald Trump do të vazhdojë vetëm nëse SHBA-të tregojnë hapa konkrete për zgjidhjen e krizës.
Kim Jong-un po ashtu kritikoi autoritetet e Koresë së Jugut për performancën e dobët të ndërmjetësit të negociatave midis Phenianit dhe Washingtonit. Koreja e Veriut kërkon nga Seuli të “largohet” nga Washingtoni dhe të përfaqësojë interesat e Koresë.
Liderët e të dy Koreve Moon dhe Kim vitin e kaluar u takuan tre herë.


