Presidenti i Qipros Turke: Fillimi i bisedimeve zyrtare me kushtet e vjetra nuk ka kuptim

Mos i humb

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, lidhur me konferencën e mbajtur në Gjenevë për zgjidhjen e çështjes së Qipros ka theksuar se fillimi i bisedimeve zyrtare me kushtet e vjetra nuk ka kuptim, raporton Anadolu Agency (AA).

Tatar zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas përfundimit të konferencës jozyrtare në formatin ‘5+1’ me temë Qipron, që u zhvillua nën udhëheqjen e OKB-së me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të dy palët e ishullit të Qipros dhe të vendeve garantuese.

Ai theksoi se bashkë me Turqinë nuk do të heqin dorë kurrë nga qëndrimi “dy shtete mbi bazën e barazisë sovrane në Qipro”.

“Pa njohur barazinë dhe pa njohur statusin e barabartë, ulja në tryezë dhe fillimi i bisedimeve zyrtare me kushtet e vjetra nuk ka kuptim”, tha Tatar.

“Qëllimi i palës qipriote greke është vazhdimi i Republikës së Qipros dhe bashkëngjitja këtu e turqve qipriotë me një ndryshim kushtetues”, tha ndër të tjera Tatar.

Ai shtoi se në këtë kuadër me një pozicion brenda Bashkimit Evropian (BE) po bëhen përpjekje për shkëputjen e lidhjeve të turqve qipriotë me Turqinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit