Kinë, vazhdon pastrimi në Detin e Verdhë pas rrjedhjes së naftës

Mos i humb

Operacionet e shpëtimit dhe pastrimit po vazhdojnë ende në Detin e Verdhë pasi një cisternë dhe një anije mallrash u përplasën në fillim të kësaj jave përgjatë bregdetit verilindor të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Administrata Rajonale e Sigurisë Detare Shandong (MSA) deklaroi se të paktën 400 tonë naftë u derdhën kur anija e madhe transportuese Sea Justice goditi të martën anijen liberiane A Symphony pranë portit Qingdao.

Nafta u përhap në një hapësirë rreth 3 kilometra gjatësi dhe 600 metra gjerësi, ndërkohë ka nisur një hetim fillestar, ndërsa mjegulla e dendur po pengon operacionin e pastrimit.

E përditshmja kineze “Global Times” duke cituar një zyrtar të MSA-së, thekson se anija liberiane pësoi një vrimë rreth gjashtë deri në shtatë metra të gjatë dhe dy metra të gjerë mbi sipërfaqen e detit pasi u godit nga anija transportuese.

Cisterna ishte ankoruar. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan në mënyrë të sigurt dhe nuk u raportua për lëndime.

Qingdao është porti më i madh i Kinës i naftës së papërpunuar. “Sasia e naftës e derdhur nga anija në det është rreth 400 tonë, ndërsa punimet për tërheqjen emergjente po kryhet pa pushim”, theksoi MSA.

Megjithatë, ata shtuan se aksidenti nuk ndikoi në pengimin e anijeve që hynin dhe dilnin nga porti.

Të paktën 12 anije dekontaminimi janë vendosur për të pastruar rrjedhën e naftës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit