Presidenti rus Vladimir Putin pati një bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s, William Burns, i cili javën e kaluar ishte në një vizitë dyditore në Rusi, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin dhe Burns diskutuan çështjet e sigurisë kibernetike, marrëdhëniet dypalëshe dhe krizën në marrëdhëniet diplomatike Rusi-SHBA, u tha Peskov gazetarëve.
Të dy shkëmbyen mendime edhe për krizat rajonale, shtoi zëdhënësi.
Një delegacion i rangut të lartë amerikan i kryesuar nga Burns ishte në Moskë më 2 dhe 3 nëntor.
Më 2 nëntor, shefi i CIA-s diskutoi marrëdhëniet dypalëshe Rusi-SHBA me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit Rus, Nikolai Patrushev, sipas shërbimit për shtyp të këshillit.
Burns foli më 3 nëntor me Drejtorin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SRV) Sergey Naryshkin për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, bëri të ditur shërbimi i shtypit i SVR-së në një deklaratë pas takimit.


