Presidenti Meta në Shkodër për Panairin e Artizanatit nderon inxhinier Zef Gjinin

Mos i humb

Presidenti i vendit Ilir Meta ishte sot në Shkodër për të marrë pjesë në Panairin e Artizanatit.

Ndërsa vlerësoi lart këtë zanat, Kreu i Shtetit gjeti rastin t’i japë një dekoratë të lartë edhe një prej inxhinierëve të drurit më të shquar të këtij qyteti. Ai dekoroi inxhinierin Zef Gjini me titullin “Mjeshtri i Madh”.

“Inkurajoj artizanët dhe zejtarët duarartë të mbajnë gjallë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tone”,- tha Meta gjatë ceremonisë.

Ndërsa Gjinin ai e cilësoi si një njeri për të cilin mund të thuash me plot gojën se me punën e tij të palodhur e ka bërë “drurin të flasë”.

STATUSI I PRESIDENTIT
I lumtur të rikthehem në Shkodër, djepin e kulturës dhe traditave, për të marrë pjesë në Panairin e Artizanatit, që synon promovimin e kësaj dege shumë të rëndësishme të kulturës, turizmit dhe ekonomisë kombëtare.

Shkodra udhëheq vendin me shembullin e saj në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe trashëgimisë sonë së shkëlqyer kulturore.

Inkurajoj artizanët dhe zejtarët duarartë të mbajnë gjallë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tonë.

Për këtë qëllim nevojiten politika proaktive më efikase mbështetëse në nivel kombëtar.

foto galeri
foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit