Presidenti rus injoron presidentin e Serbisë

Mos i humb

Vuçiç: Nuk kam marrë ftesë për inaugurimin e Putinit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nuk ka asgjë kundërthënëse në faktin se presidentit të Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodikut, i është dërguar ftesa për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa atij jo, duke shtuar se Serbia është një shtet, i cili merr vendime në mënyrë të pavarur.

Vuçiç në ditën e inaugurimit të Putinit, më 7 maj, do të qëndroi për vizitë zyrtare në Turqi.

Presidenti i Serbisë konfirmoi e ende nuk ka pranuar ftesën për inaugurimin e Putinit, por se mund të ndodhë që ta merr gjatë ditëve në vijim.

“Serbia ka zgjedhur rrugën drejtë Bashkimit Europian dhe miqësinë me Rusinë, Kinën dhe Turqinë dhe ne nuk do të lejojmë askënd që të përzihet.

Zgjedhja e Serbisë ka qenë që mos ti vendosim sanksione Rusisë dhe që të ruajmë neutralitetin ushtarak”, tha Vuçiç. Mediat në Beograd tashmë kanë filluar spekulimet për atë se pse Putin nuk ka ftuar Vuçiçin në inaugurim. Sipas tyre, një nga arsyet mund të jenë marrëdhëniet e Vuçiçit me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, me të cilën është takuar dy herë gjatë dy muajve të kaluar.

Si arsye e dytë përmendët kërkesa e mëhershme e Rusisë që pjesëtarëve të qendrës humanitare ruso-serbe në Nish të ju njihet statusi diplomatik, kërkesë kjo e cila ka brengosur Washingtonin.

Rusia këtë kërkesë e arsyetoi me faktin se edhe pjesëtarët e NATO-s në Serbi gëzojnë status diplomatik./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit