Presidenti Thaçi bisedon në telefon me komisionerin Hahn për vizat

Mos i humb

 

 

Presidenti, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar kreu i shtetit kosovar në llogarinë e tij në Twitter.

Thaçi njëherit ka shkruar se e  ka informuar komisionerin e BE-së për Kosovën për heqjen e vizave.

“E informova komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, transmeton Klan Kosova.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit