Presidenti Thaçi flet kundër korrupsionit, “godet” Haradinajn për veteranët

Mos i humb

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale Kundër Korrupsionit. Aty, nuk la pa përmendur edhe listat e veteranëve të rrejshëm, të cilat tashmë po hetohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Me këtë rast Presidenti ka goditur kryeministrin Haradinaj, duke thënë se në luftën e Kosovës nuk ka pasur më shumë se 12 mijë veteranë. E kështu nuk mendon edhe Haradinaj, i cili mbështet listat kështu siç janë, 60 mijë.

Presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe se asnjë adresë nuk guxon të ndërhyjë në to.

Ai ka thënë se rast eklatant i ndërhyrjes është rasti i veteranëve, ndërsa ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk ka pasur me shume se 12 mijë ushtarë të UÇK, një shifër kjo që 5 fish më e madhe se e ka prezantuar Ramush Haradinajn vetëm për rastin e Dukagjinit ku ka thënë se ka pasur deri në 60 mijë pjesëtarë te UÇK-së.

“Nuk ka pasur më shumë se 12 mijë deri në 15 mijë ushtarë të UÇK-së. Të tjerët, janë mashtrues”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, Thaçi ka përmendur rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë dhe miratimin e legjislacionit përkatës për fushën e drejtësisë.

Në konferencën dyditore po marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia, përfaqësues nga organizatat të specializuara ndërqeveritare në nivel rajonal dhe më gjerë (UNDOC, OECD, UNDP), ekspertë ndërkombëtarë nga sfera e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore për rend dhe ligj, dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Konferenca rajonale kundër korrupsionit është e para e këtij formati që organizohet në Kosovë dhe synon që të bëhet tradicionale përmes miratimit të një deklarate të përbashkët në përmbyllje të punimeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit