Presidenti Thaçi i gëzohet ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Mos i humb

Me shumicë votash, Kuvendit i Maqedonisë ka vendosur për ndryshimin e emrit të këtij shteti. 80 deputet i kanë thënë “PO” emrit të ri të Maqedonisë.

E këtë votim e ka përshëndetur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook iu ka gëzuar votimit të mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimin e emrit, duke thënë se shteti fqinj e zgjodhi rrugën e integrimeve euroatlantike dhe bëri një hap të madh për forcimin e paqes në tërë rajonin.

Sipas Thaçit, Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë ka dhënë shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre.

“Maqedonia e zgjodhi rrugën e integrimeve euroatlantike dhe bëri një hap të madh për forcimin e paqes në tërë rajonin tonë. Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë dha shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre. Shteti forcohet dhe integrohet kur të zgjedhurit e popullit marrin vendimet e duhura dhe tejkalojnë interesat politike për interesat shtetërore. Republika e Kosovës i gëzohet këtij vendimi shumë të rëndësishëm të shtetit tonë fqinj. Paqen dhe stabilitetin në rajon e forcojmë vetëm duke dëshmuar vendosmëri në orientimin euroatlantik dhe duke punuar shumë për integrimin në familjen evropiane”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit