Presidenti Thaçi krenar me Policinë e Kosovës: Jeni më të mirët në rajon!

Mos i humb

Policët të cilët janë të lidhur me korrupsionin e krimin e organizuar të mos te kenë mundësin të bartin uniformën e Policisë së Kosovës, kështu u shpreh sot presidenti i vendit Hashim Thaçi në shënimin e 19-të vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

“Policia e Kosovës po bëhet shtylla me e fortë e vendit, dhe institucioni me i besueshëm i republikës së Kosovës. Sot përkulemi para jetës dhe veprave të tyre. Me shumë progres është arritur por duhet të bëjmë edhe më shumë për të luftuar dukurit negative. Ata do ta kenë mbështetjen time të plotë. Duhet të bëjmë edhe shumë më shumë që policët që janë të lidhur me korrupsionin e krimin e organizuar te mos të kenë mundësinë të veshin më uniformën e policisë. Mënyra se si reagon shoqëria, jam i tmerruar me numrin e dhunës ndaj gruas.Do të marrë qe këto synime kriminale të mos shfaqën askund dhe femrat të ju kthehen jetës normale.Dua të jem vetëkritik, besoj që ky do të jetë njëri ndër prioritetet e mia”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se Kosova do të mund të ketë të ardhme të ndritur vetëm atëherë kur vajzat tona do të kenë të drejtat e barabarta me djemtë.

Kreu i vendit kujtoj ditën e themelimit të këtij institucioni, ku siç tha ai se ndihet krenar për të arriturat e Policisë së Kosovës.

“E kujtoj si sot ditën kur e filluan para 19 viteve. Ndihemi shumë krenar që sot kemi ndërtuar polici profesionale, multietnike shembull në rajonin tonë. I tërë ky progres është rezultat i punës tuaj angazhimit dhe i përvojës ndërkombëtare. Prandaj ju jam mirënjohës për punën tuaj dhe miqve ndërkombëtar për ndërtimin e policisë së Kosovës. Policia e Kosovës që nga ditët e para u bë shtylla me e fortë e shtet ndërtimit.Me krenari e them se raportet e shumta ndërkombëtare e vendose lartë me policitë e rajonit”, theksoi presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit