Presidenti Thaçi reagon për aksidentin në Gjilan, kërkon masa të rrepta në trafik

Mos i humb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Gjilan.

Thaçi ka shprehur ngushëllime për të prekurit nga kjo ngjarje, derisa ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të rrisin masat e kontrollit që mos të përseriten aksidente të tilla.

Postimi i plotë i Thaçit:

Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella.

Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit