Gjeneratave të reja Kosova ia ka obligim të ia sigurojë paqen e t’i informojë për të kaluarën, tha Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij në ceremoninë solemne para ushtarëve të e FSK-së, të cilët pritet të parakalojnë nëpër sheshet e Prishtinës.
Presidenti Thaçi, duket i entuziazmuar me faktin se ushtarët e FSK-së do të japin emocione në këtë ditë të veçantë për të gjithë qytetarët , ndër të tjera tha se ushtarët janë krenaria më e madhe e Kosovës dhe të cilët do të kontribuojnë jo vetëm për paqen në rajon por edhe në botë.
“Ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës jeni krenaria më e mirë. Vetëm njëmbëdhjetë vite me parë kemi filluar së bashku rrugën e konsolidimit. Para nesh kemi një ushtri multietnike, e gatshme për të kontribuar paqes në rajon por edhe në botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ishte i drejtë, legjitim dhe historik. Paqen ja kemi obligim gjeneratave të reja që do të vijnë por e kemi edhe obligim për tua mësuar të kaluarën tonë”, tha presidenti Thaçi.
Presidenti përmendi edhe marrëveshjen me Serbinë si dhe ruajtjen e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë.
“Rrugëtimi ynë për ndërtimin e shtetit ka kërkuar edhe mençuri, durim e urti. Këtë vit dua të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendin tonë. Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore… jo për të harruar të kaluarën por për të moslejuar të përsëriten dhembshuritë. Ky partneritet është u bazuar mbi vlera dhe parime të përbashkëta në të drejtën për liri barazi zhvillim e prosperitet. Për Kosovën mbetet thelbësore që të ruajmë partneritetit me aleatët tanë”, ka potencuar presidenti Thaçi.