Presidentja e Kroacisë vizitë zyrtare në BeH

Mos i humb

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, arriti sot për një vizitë zyrtare treditore në Bosnje e Hercegovinë.

Para ndërtesës së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës në Sarajevë, me ceremoni zyrtare dhe me nderime ushtarake u prit presidentja e Kroacisë, pas së cilës pasoi një takim me anëtarët e Presidencës së BeH-së.

Po ashtu janë planifikuar edhe diskutime mes delegacioneve të dy vendeve, ndërsa më pas është planifikuar një adresim për mediat.

Grabar-Kitaroviç gjithashtu do të vizitojë edhe Asamblenë Parlamentare të BeH-së dhe do të mbajë një takim me anëtarët e Kolegjiumit të të dy Dhomave të Asamblesë Parlamentare të BeH-së, si dhe me Lryetarin e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç.

Gjatë ditës, ajo do të ketë një takim edhe me kardinalin Vinko Puljiç, Kryepeshkopin e BeH-së dhe përfaqësuesin e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare në BeH, Valentin Inzko.

Ditën e dytë të vizitës, të enjten, do t’i përkushtohet turneut në Bosnjën Qendrore, ndërsa të premten, Kolinda Grabar-Kitaroviç vazhdon vizitën zyrtare në Tuzla./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit