Presion nga Beogradi, brenda 6 muajve merret vendimi për pjestarët serbë të FSK-së

Mos i humb

 

 

Tetë pjesëtarë serbë kanë paraqitur të hënën kërkesën për dorëheqje nga FSK-ja.

Lidhur me këtë çështje, kryeministri Haradinaj ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë.

Sipas zyrtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një kërkesë e tillë ka ardhur pas presionit të vazhdueshëm të Beogradit ndaj këtyre pjesëtarëve.

Mirëpo, kërkesa e tyre për dorëheqje është ende duke u shqyrtuar nga MFSK-ja.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala, ka thënë sot për lajmi.net se rasti në fjalë do të shkojë sipas rregullores.

Ai ka bërë të ditur se afati për marrjen e një vendimi është deri në 6 muaj.

“Rregullorja jonë është që këto raste të trajtohen deri në 6 muaj, kjo nuk është ndonjë çështje e ngutshme për tu trajtuar, dhe ne duhet të respektojmë afatet ligjore”, ka thënë Shala.

Ai po ashtu shtoi se rasti është në procedurë dhe kohëzgjatja e marrjes së një vendimi varet nga grupet punuese të FSK-së dhe komisionet që po merren me shqyrtimin.

“Rasti është në procedurë mirëpo sa do të zgjasë një e tillë varet nga grupet punuese të FSK-së dhe komisioneve”, ka shtuar Shala.

Për këtë çështje ka folur sot edhe kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se një presion i tillë i Beogradit është krim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Vlen të theksohet se tash e një kohë të gjatë krerë shtetërorë të Beogradit kanë bërë thirrje të shumta që komuniteti serb mos t’i bashkohet Ushtrisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit