Presioni i Srpska-s dhe Brukselit për “Zajednicën”: me apo pa kompeteca ekzekutive?

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Pak ditë pasi Lista Serbe kërcënoi institucionet kosovare se nëse nuk e formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, këtë do ta bëjnë në mënyrë të njëanshme më datë 20 prill, kanë lëvizur dhe presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj të cilët kanë riaktivizuar ekipin menaxherial që do të bëjë hartimin e statutit për të ashtuqujaturën “Zajednicë”.

Ky proces, sipas qeverisë, do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet në fuqi të vendit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Beogradit zyrtar përmes njeriut të tyre që u arrestua ditë më parë në Mitrovicë, Marko Gjuriç i cili ka thënë se Asociacioni do ketë fuqi dhe se nuk pranojnë gjë tjetër.

Prishtina do që Asociacioni të mos ketë këtë fuqi, por nuk do ta shihni këtë film”, ka theksuar Gjuriç.

Duke parë dallimet e mëdha mes dy palëve, Bashkimi Evropian ka dhënë afat prej katër muaj qw të formohet statusi i Asociacionit, ndërsa ka njoftuar se do të ftojë kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, ekipin drejtues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel, për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit

“Asociacioni s’guxon të ketë fuqi ekzekutive”

Por përfaqësues të partive kosovare, tw atyre në pushtet dhe tw atyre opozitë, tërheqin vërejtjen se assesi nuk bën të lejohet që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive siç po kërkon Beogradi.

Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së, thotë se diskutimi eventual për çështjen e Asociacionit në Bruksel e jo në Prishtinë është shkelje e marrëveshjes fillestare.

Me kërkesa e presione të tilla ishte ballafaquar edhe kryeministri Mustafa por kishte mbetur i vendosur se statuti i Asociacionit do te përpilohej sipas marrëveshjes në Prishtine. Shkuarja në Bruksel mund te hape ‘kutinë e pandorës’ dhe të paraqes rrezikun e ri-negociimit dhe lëshimeve të reja. Statuti duhet të përpilohet në Prishtine dhe Asociacioni nuk guxon të ketë fuqi ekzekutive as te shndërrohet në nivel të tretë të qeverisjes”, thotë Gecaj për tesheshi.com.

Zafir Berisha, deputet i partisë NISMA Socialdemorakte thotë se nëse Serbia bëhet pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit, atëherë vërtetohet se bisedimet në Bruksel janë të orkestruar për ta kthyer Serbin në Kosovë.

Pse Serbinë, që ka bërë gjenocid në Kosovë dhe është larguar me luftë nga këtu, duhet me pyet edhe për statutin e një OJQ? Ramush ndalu mos hy më thellë sepse nuk mundesh me dalë më, Hashimi po të merr aty ku nuk e ke vendin. Bosnizimi i Kosovës si thotë populli është ‘me futë gjilpërën në këmbën e shnoshë’, ose thënë shqip, Ballkani kurr mos me qenë i qetë”, thotë Berisha. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit