Pretendohet se Kina ka ngritur mbi 380 “kampe riedukimi” dhe “qendra paraburgimi” në Xinjiang

Mos i humb

Humb betejën me Covid-19, ndërron jetë specialistja e shëndetit publik

Covid-19 i merr jetën specialistes së promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi. Lajmi është njoftuar nga...

Fasulet e Zeza – Mrekulli Nga Tokat e Korçës

Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre...

Ndryshimet Kushtetuese për Kodin Zgjedhor/ Ndërkombëtarët dhe Meta kërkuan Venecia-n, mblidhet sot Kuvendi

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe apelit të presidentit Ilir Meta për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese pa ardhur opinioni i Komisionit...

Të ardhura rekord! Samsung përfiton nga telashet e rivalit Huawei

Samsung Electronics raportoi të ardhura rekord prej 59 miliardë dollarësh në tremujorin e tretë, pasojë e një rritjeje prej 50% e shitjes...

Pretendohet se Kina që nga viti 2017 e deri më tani ka ngritur mbi 380 kampe riedukimi dhe qendra paraburgimi në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang dhe pa një vendim gjykate mban në qendrat e emërtuara si “qendra të arsimit profesional” njerëzit që jetojnë në rajon.

Instituti Australian për Politikë Strategjike (ASPI) në një raport të publikuar në kuadrin e “projektit të të dhënave për Xinjiang” bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, lajmeve në media, gjetjet e gazetarëve dhe hulumtuesve, mbi shpalljet e prokurimeve zyrtare për ndërtim të qeverive lokale si dhe nga vëzhgimet e fotografive satelitore, përcaktoi vendin e mbi 380 ndërtesave që dyshohet se janë kampe riedukimi dhe qendra paraburgimi.

Në raport vihet në dukje se numri i qendrave të këtij lloji që ishte në 100 në fund të vitit 2018 është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Gjithashtu thuhet se në fotografitë satelitore është vëzhguar që gjatë periudhës korrik 2019 – korrik 2020 në rajon janë zhvilluar punime ndërtimi dhe zgjerimi për 61 qendra dhe se aktualisht vazhdojnë punimet e ndërtimit për 14 qendra.

Nga qendrat e ndërtuara 50 për qind prej tyre janë e sigurisë së lartë, thuhet në raportin në të cilin bëhet e ditur se kjo mund të vlerësohet si një ndryshim politike nga “qendra riedukimi” në nivel të ulët sigurie drejt “qendrave të paraburgimit dhe burgjeve” të sigurisë së lartë.

Ndërsa në anën tjetër në raport për periudhën në fjalë, ndahet informacioni se në të paktën 70 qendra ka shenja që janë pakësuar masat e sigurisë duke hequr telat në pjesët e brendshme dhe muret e jashtëm të lartë, ndërkohë që në këtë drejtim po rekomandohen 8 qendra.

Hulumtuesit e ASPI, kanë vlerësuar se gjetjet në fjalë janë në kontradiktë me deklaratat e zyrtarëve kinezë se të gjithë kursantët në qendrat që i emërtojnë “qendra të arsimit profesional” janë diplomuar në fund të vitit 2019.

Kampet e diskutueshme në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang

Shkeljet e Kinës kundër identitetit dhe kulturës së turqve ujgurë në vitet e fundit kritikohen nga opinioni ndërkombëtar. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1 milion persona mbahen jashtë dëshirës së tyre në vende të cilat Pekini i emërton si “qendra të arsimit profesional”, ndërsa opinioni ndërkombëtar i përcakton si “kampe të riedukimit”.

Qeveria e Pekinit nuk jep informacion lidhur me numrin e kampeve që ndodhen në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang, se sa persona qëndrojnë këtu dhe se sa persona janë rikthyer në jetën sociale nga këto persona në fjalë. Mos ndarja e të dhënave të qarta rreth kampeve që Kina pretendon se ofron kurse për gjuhën kineze dhe kurse profesionale dhe kulturore për ujgurët muslimanë që jetojnë në rajon, shkakton shqetësime të thella në opinionin ndërkombëtar.

Rikujtohet se 22 vende anëtare të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nënshkruan në korrik 2019 letrën e cila bën thirrje për ndalimin e arrestimeve masive dhe që kritikon trajtimin e Kinës kundrejt turqve ujgurë dhe pakicave të tjera në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang.

OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë ripërsëritur thirrjen e tyre për lejimin e vëzhgimit të kampeve, ndërkohë që Kina deri më tani ka lejuar një numër të pakët të diplomatëve të huaj dhe disa gazetarë që të shikojnë vetëm disa kampe që ajo vetë i ka përcaktuar. Autoritetet kineze kanë refuzuar kërkesat e zyrtarëve të OKB-së për të vëzhguar lirisht në rajon me qëllimin për të marrë informacione të drejtpërdrejta.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...

Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë.

SHBA shet 1,1 milion fuçi naftë iraniane pas konfiskimit

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se Washingtoni shiti rreth 1,1 milion fuçi naftë iraniane nga katër anije që drejtoheshin për në...

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të...

Ribashkimi romantik i çiftit të 90-vjeçarëve pas 8 muajsh të ndarë prej Covid-19

Një çift 90-vjeçarësh, të cilët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që prej muajit Shkurt u ritakuan në një mbrëmje romantike për të festuar...