Prezantohet ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë, Meta: Përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishin.

Meta ka uruar ambasadorin Durmish për detyrën, ndërsa e siguroi atë për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit Durmishi dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti Meta theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Gjithashtu Meta u shpreh se së bashku duhet të punojnë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugën e integrimeve europiane të dyja vendeve.

Ndërkohë në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan: Mirëprita sot në një takim të ngrohtë, Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Skënder Durmishi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

E sigurova për mbështetje të plotë në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik dhe shpreha besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dy vendet tona duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike që ekziston në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe në të gjitha sferat e tjera të jetës, në dobi të qytetarëve tanë, si dhe në interes të përshpejtimit të proceseve integruese europiane.

Meta Ambasadori (1)

 

Meta Ambasadori (4)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit