Boçi: Përse nuk pati asnjë reagim për sherrin tek “Çajupi”? Kushi: E verifikuam me policinë…

Mos i humb

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti Luçiano Boçi foli rreth ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë pranë shkollës ‘Çajupi’ në Tiranë, ku u përfshinë në një sherr banal dy mësuese dhe të afërmit e tyre.

Boçi drejton pyetjen se përse nuk pati një reagim nga Ministra e Arsimit dhe shton më tej se kjo ngjarje ka implikuar të gjithë mësuesit.

“Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën ‘Çajupi’ dhe nga ana juaj nuk pati reagim.

Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit.

Përse nga ana juaj nuk pat reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin.

Do doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë”, tha Boçi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministres Kushi, e cila u shpreh se Zyra Arsimore veproi në kohë pas verifikimeve institucionale. Kushi tha se rasti u verifikua dhe u respektua hierarkia e institucioneve.

“Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve.

U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë.

Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta.

Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet.

Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime.

Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë.

E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”, tha ministrja e Arsimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit