Princi Bin Selman bëhet Ministër i Energjisë në Arabinë Saudite

Mos i humb

Në Arabinë Saudite, në vend të Ministrit të shkarkuar të Energjisë Khaled al-Falih, u soll Princi Abdulaziz bin Selman Al Saud, transmeton Kosova Post.

Sipas dekreteve të reja mbretërore të lëshuara në Arabinë Saudite, Ministri i Energjisë Falih dhe Zëvendës Ministri i Industrisë dhe Burimeve Minerale Abdulaziz bin Abdullah Abdulkerim u pushuan nga puna.

Princi Abdulaziz bin Selman Al Saud u emërua në Ministrinë e Energjisë, dhe Osama bin Abdulaziz ez-Zamil u emërua Zëvendës Ministri i Industrisë dhe Burimeve Minerale.

Ministri i ri i Energjisë Princi Abdulaziz, është djali i mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, i cili që nga viti 2017, ishte shef i kabinetit në Ministrin e Energjisë.

Në kuadër të dekreteve mbretërore, Princi Sulltan bin Ahmed Al Saud u emërua gjithashtu si Ambasadori Saudit në Bahrein.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit