TIRANE– Ish-kryeministri shprehu mbështetjen e tij për protestën e banorëve të “5 Majit” në Tiranë, të cive u janë shembur banesat.
Berisha në prononcimin për mediat e cilësoi si mega-vjedhje të qeverisë dhe bashkisë, ndërsa theksoi se banorët po mashtrohen.
“E kam këtu atë pseudo marrëveshje që u serviret banorëve vetëm për t’i mashtruar ata. Një territor u jepen disa kompanive për tu zhvilluar. Në të gjithë Tiranën kanë zhvilluar territorin dhe ju nuk keni parë kurrë ndonjëherë protesta të kësaj natyre. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë sepse këtu nuk lejohet që atë që duhet tu jepet banorëve e përvetëson qeveria dhe bashkia dhe zhvilluesve nuk u ngelet asgjë nga fitimi. Babëzia në këto afera ka kufi vetëm qiellin. Megjithëse kanë rritur katet e kullave përsëri kjo nuk lejon qeveritarët të firmosin marrëveshje me banorët që u prishin shtëpitë, por i mashtron duke u kërkuar një vetëdeklarim të noterizuar.
Kjo që ndodh është një akt çnjerëzor, dhunim i të drejtave të qytetarëve, një mega-vjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohen në trojet e tyre.
Ekziston ligji i posedimit të pronës, që pas një afati të caktuar ai që ka pronën dëmshpërblehet. Në këtë rast bashkia dhe qeveria, në mënyrë që ri shpallin këta të paligjshëm, paçka se kanë 20 vjet aty të marrin katet që duan për vete dhe sillen në këtë mënyrë ndaj banorëve. Unë mbështes protestën e tyre dhe u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen”, tha Berisha.


