Prishtinë, mbahet konferencë shkencore për 20-vjetorin e Ditës së Çlirimit

Mos i humb

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës ka organizuar konferencë shkencore me temë “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”.

Mbajtja e kësaj ngjarje shkencore, pati për qëllim shënimin e 12 Qershorit (Ditës së Çlirimit), me të ftuar të ndryshëm, studiues, punëtorë shkencorë nga fusha të ndryshme humane, sociale nga vendi dhe rajoni.

Dekani i Fakultetit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, tha se Kosova arriti të bëhej pjesë e agjendave botërore në kohë lufte dhe zgjoi edhe interesimin e liderëve të atëhershëm politikë si të Bill Clinton, Madeline Albright, Tony Blair e tjerë.

“Rezultatet e kësaj konference duhet të shërbejnë si një bazë shkencore dhe profesionale për shpjegimin e domosdoshmërisë së përfshirjes së faktorit ndërkombëtar në çështjen e Kosovës para dhe pas luftës. Kosova sa do e vogël gjeografikisht, në luftën e saj të madhe u imponua në agjendat botërore. Madje, u bë pjesë e pandashme e biografisë politike të shumë personaliteteve të botës”, tha Dugolli.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka kujtuar protestat studentore të viteve të 80-ta. “Roli i Universitetit të Prishtinës në lëvizjet shoqërore të Kosovës ka qenë vital meqë pikërisht UP-ja ishte foleja nga ku filluan dhe u ngritën çështjet më madhore të kombit tonë në gjysmë-shekullit të kaluar. Universitetit i Prishtinës doli në sipërfaqe për të ndërhyrë edhe në çështje politika pa të cilat ndërhyrje historia e kombit tonë shumë herë do të shkruhej ndryshe”, tha Demaj.

Ndër tezat bosht të kësaj konference të cilat do të shpalosen nga studiuesit janë gjatë ditës, janë: Rruga e Kosovës deri tek liria; Zhvillimi dhe rindërtimi i vendit pas luftës; Përballja me të kaluarën; Pavarësia e Kosovës si zgjidhje kompromisi; Mërgata shqiptare: kontributi i saj për Kosovën e të tjera.
Punimet e kësaj konference do të botohen në një numër të veçantë të Revistës shkencore “Buletini i Fakultetit Filozofik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit