Prizren, Konferencë kundër sëmundjeve të varshmërisë

Mos i humb

“Rinia këtu është me rëndësi të madhe për ne. Sidomos të rinjtë e shkollës së mesme dhe të shkollës mbi klasën e pestë, janë shtresa që ne duhet t’i mbrojmë”. Kështu është shprehur anëtari i Këshillit të Bordit të IHH-së, Osman, tha Atalay, në konferencën për luftë kundër drogës dhe varësisë ndaj saj,e mbajtur në qytetin e Prizrenit.

Për më tepër Atalay, gjatë fjalimit të tij në konferencën e sipërpërmendur, tha se Kosova ka një pozicion të tillë që është e rrezikuar në aspektin e drogës.

“Kosova sa i përket pozicionit të saj është një vend i rrezikuar nga pikëpamja e drogës. Droga që vjen nga Lindja e Mesme, mbërrin këtu nëpërmjet Turqisë. Rinia këtu është me rëndësi të madhe për ne. Sidomos të rinjtë e shkollës së mesme dhe të shkollës mbi klasën e pestë, janë shtresa që ne duhet t’i mbrojmë”, është shprehur Atalay.

Ai, ndër të tjera theksoi se në Kosovës ka një problem shumë serioz për varësinë nga droga. “Në kontekstin e përgjithshëm parashikohet se janë rreth 50.000 përdorues, nga të cilët 5.000 prej tyre janë të varur”, tha Atalay.

Nga ana tjetër këshilltari i shërbimeve fetare në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, Nevzat Sabri Akın ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e frikës ndaj Allahut që do të përcillet tek të rinjtë me mësimet fetare.

“Nëse një person e heq nga mendja e tij se Allahu do ta shikojë atë në një vend ku nuk ndodhet askush derisa ai bën mëkat, do të thotë se besimi i tij nuk është plotësuar. Për këtë qëllim, ne fillimisht duhet të vendosim besim në zemrat e rinisë sonë”, thotë Akın.

Në aktivitetin e zhvilluar nga Instituti Yunus Emre në Prizren, Fondacioni Humanitar Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IHH) dhe shoqata humanitare Gönül Eli në Mamushë, morën pjesë drejtori i Instituti Yunus Emre në Kosovë, Mehmet Ülker, kryetari i Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.

Konferenca përfundoi pas dorëzimit të pllaketave vlerësuese për folësit dhe fotografisë së shkrepur bashkarisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit