
Në Prizren të Kosovës është shfaqur dokumentari “Rrjeti” (The Network) i cili tregon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO, përgatitur nga TRT World në kuadër të projektit të Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë dhe realizuar nga gazetari britanik Andrew Wilson.
Aktiviteti i realizuar nën organizimin e Federatës së Shoqatave Turke të Kosovës, është zhvilluar në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe Kryekonsullatën në Prizren.
Në shfaqjen e dokumentarit mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Administratës Publike i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KTDP), Mahir Yağcılar, Ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës, Rasim Demiri, zv/kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e KTDP-së, Müferra Şinik, deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka dhe personalitete të tjerë.
Sakar në deklaratën për gazetarët tha se edhe në të ardhmen do t’i mbështesin aktivitetet e tilla të organizatave të shoqërisë civile turke në Kosovë.
“Mendojmë se do të jetë e dobishme shpërndarja e këtij dokumentari me qytetarët e Prizrenit, që jep informacione të nevojsme që të kuptohet fytyra e vërtetë e organizatës terroriste FETO”, tha Sakar.
Përveç Sakar, fjalim mbajtën edhe ministri Yağcılar dhe deputeti Damka.


