
Që nga vendosja e taksës së Qeverisë së Kosovës ndaj prodhimeve të Serbisë, në marketet e Kosovës kanë filluar të shfaqen manipulime nga më të ndryshme në raport me pordhimet e Serbisë.
Në mungesë të një kontrolle rigoroze nga inspektoriati, në marketet tona mallarat serbe shiten si prodhime të Kosovës.
Në adresë të KosovaPost kanë arritur foto që i shpalosin në mënyrën më të vrazhë të mashtrimeve të disa marketeve, ku madje prodhimeve sipër u vendoset edhe etiketë me barkod të Kosovës.


KosovaPost po ashtu raportoi edhe për zhvendosjen e flamujve në disa markete, duke u përpjekur që mallrat serbi t’i paraqesin si prodhime që origjinën e kanë nga shtete të tjera.



