“Produktet tona kalben”, Helidon Bushati me fermerin në Kosmaç: Me 25 Prill, Shqipëria fiton bujqësinë

Mos i humb

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi sot një vizitë në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës, ku u takua me një fermer të zonës.

“Keqqeverisja e Edi Ramës ka 8 vite që e ka zhytur bujqësinë në një kolaps të thellë, edhe pse një nga zonat më prodhuese me rreth 80 Ha sera, qeverisja na ka diskriminuar nga subvencionet dhe na e ka rritur çmimin e naftës.

Produktet tona kalben sepse prioriteti i kësaj qeverie në ikje, janë produktet e importit klientelist”.- shprehet fermeri.

Bushati, e njohu nga afër fermerin me programin që Partia Demokratike ofron për bujqësinë. “Me 25 Prill, Shqipëria fiton bujqësinë.” -tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit