Programi holandez e nis sezonin e ri nga Shkodra, Rama: Do na rrisë numrin e turistëve

Mos i humb

Programi holandez “Wie is de Mol” e ka nisur këtë sezon nga qyteti i Shkodrës. Një pjesë të xhirimeve i ka publikuar kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.

Përmes një postimi kryeministri thotë se ky program me publikimin e bukurive shqiptare do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve holandezë në Shqipëri.

Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit hollandez me programin e famshëm “Wie is de Mol” – filmuar në Shqipëri në 2021.  Emisioni më i ndjekur televiziv në Hollandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka  pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve hollandezë në Shqipëri”, shkruan Rama.

“Wie is de Mol” është një program në kanalin televiziv “AvroTros” ku VIP-at holandezë i nënshtrohen sfidave të ndryshme dhe aventurave. Edicioni i 22 i këtij spektakli që u xhirua në kalanë e Rozafës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit