Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me grupet e punës dhe ekspertët diskutoi programin për turizmin.
Basha shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.
Kreu i PD-së theksoi se synimi është rritja e të ardhurat dhe hapja e mijëra vende të reja pune.
“Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit”, u shpreh ai.
Shqipëria, vijoi Basha, është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.


