Prokuroria fillon hetimet për mishin e prishur

Mos i humb

Prokuroria Themelore në Prizren, sipas detyrës zyrtare dhe në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, ka filluar hetimet kundër personave përgjegjës dhe subjekteve juridike, të cilat kanë importuar nga Belgjika sasi të mishit me cilësi të dyshimtë, në drejtim të veprës penale: “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Po ashtu, kjo prokurori përmes urdhrit të gjyqtarëve kompetent të procedurës paraprake në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren dhe inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ka kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë dhe lokalet e subjekteve juridike, njëra në territorin e Rahovecit dhe tjetra të Suharekës dhe ka sekuestruar provat e nevojshme për procedurë penale, si dhe sasi të mishit me afat të skaduar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prizren do të vazhdojë hetimet në rastin konkret dhe do të njoftojë publikun për rrjedhën e këtij rasti.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit kërkon nga të gjithë ata që kanë informata lidhur me këtë, që t’i drejtohen Prokurorisë dhe të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes për zbardhjen jo vetëm të këtij rasti por edhe rasteve tjera për të cilat mund të kenë njohuri./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit