Prokuroria po zhvillon hetime rreth braktisjes së foshnjës

Mos i humb

Qavolli: Deri më tani nuk ka ende të dyshuar rreth rastit Lidhur me rastin e foshnjës së braktisur që u gjet sot në mëngjes nga imami i xhamisë në Vrellë të Istogut, Prokuroria Themelore e Pejës është duke zhvilluar hetime për identifikimin e personit që e ka braktisur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli, tha se deri më tani ende nuk ka ndonjë person të dyshuar për braktisjen e foshnjës. “Deri më tani nuk ka ende të dyshuar rreth këtij rasti. Prokuroria dhe Policia janë duke ndërmarrë veprime hetimore për gjetjen e personit që ka braktisur foshnjën”, tha Qavolli.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se foshnja e braktisur është dërguar në spital dhe gjendja shëndetësore e të porsalindurit është e mirë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit