Prokuroria publikon emrat e 20 mijë veteranëve mashtrues

Mos i humb

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.

Kjo listë është siguruar dhe e publikuar sot.

Listën e plotë me emra e gjeni këtu:

PJESA E PARË: EMRAT-1

PJESA E DYTË: EMRAT-2

PJESA E TRETË: EMRAT-3

Pensioni prej 175 euro që morën 46 mijë veteranët, 20 mijë prej tyre të rremë, i kushtuan buxhetit të Kosovës 68.153.533.14 euro.

Në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Nga 20 mijë veteranët që hynë jashtëligjshëm në listë, Zona Operative e Dukagjinit është zona më e prekura.

Prokuroria ka grumbulluar kështu të dhënat:

Në Zonën Operative të Drenicës, ka 2330 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Pastrikut, listohen 4701 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Dukagjinit, janë të përfshirë emrat e 7949 anëtarëve ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Shalës, janë 1389 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Zonën Operative të Norodimes, ka 823 anëtarë ‘veteranë’ i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm nga të akuzuarit që ka bërë prokuroria.

Në Zonën Operative të Karadakut, prokuroria liston emrat e 396 anëtarë ‘veteranë’.

Në Operacionin Shigjeta, prokuroria liston emrat e 1035 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.

Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, prokuroria liston 272 anëtarë “veteranë” që i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.

Në MMRK-të, prokuroria liston 107 anëtarë “veteranë” që listës së veteraneve kundërligjshëm.

Në UÇPMB, prokuroria liston 779 anëtarë ‘veteranë’ që dyshohet se i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.

Kujtojmë, se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve. Kjo bëri që procesi të përshpejtohet pasi edhe pati reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajmi.net posedon aktakuzën e plotë, mbi 900 faqe, ku dje gjatë ditës vazhdimisht ka publikuar pjesë nga kjo aktakuzë. Gjithashtu, në ditët në vazhdim do të sjellim edhe detaje ekskluzive të aktakuzës ndaj atyre që manipuluan me listën e veteranëve të UÇK-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit