Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme në sitën e vetingut

Mos i humb

Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme i nënshtrohet këtë të hënë vetingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Leka e ka nisur karrierën e saj në 2004, dhe ka qenë dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës. Prej vitesh ajo punon në organin qendror të akuzës.

Ndërkohë, të martën në sitën e vettingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Trupa gjykuese që do të vendosë për të përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa. Në të njëjtën ditë është dhe Dritan Prenci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit