Prokurorja Gashi padit Kryeprokuroren Arta Marku

Mos i humb

Prokurorja Rovena Gashi ka paditur ditën e sotme në Gjykatën Administrative Kryeprokuroren Arta Marku, për lirimin e saj nga detyra si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë.

Kryeprokurorja Arta Marku është paditur në gjykatën administrative nga një prokurore. Rovena Gashi, e cila deri pak ditë më parë mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme e ka paditur në gjykatë Markun, me pretendimin se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra.

Gashi u shkarkua nga kryeprokurorja Marku si drejtore dhe u emërua prokurore e thjesht.

Por, ky shkarkim, sipas Rovena Gashit është i padrejtë, sepse në këtë mënyrë uzurpohen funksionet e këshillit të lartë të prokurorisë, i vetmi institucion që ka të drejtën e emërimeve, apo shkarkimeve të prokurorëve.

Nga detyra u shkarkua sot edhe bashkëshorti i Rovena Gashit, kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit