Pronarët e groposën se ishte sëmurë, qeni arrin të shpëtojë për mrekulli

Mos i humb

Një qen i shëndetshëm të cilit iu dha një injeksion, për t’u varrosur më pas i gjallë nga pronarët e tij, arriti të gërmonte dhe të shpëtonte për mrekulli.

Kiryusha më pas u shpëtuar nga një grua në një autostradë në Rusinë veriore, teksa kaloi pranë tij duke ecur ngadalë në shi përgjatë rrugës, sipas Metro.

Olga Lystseva gjeti pak ushqim për Kiryusha dhe e vendosi në sediljen e pasme të makinës së saj dhe e dërgoi më pas në një qendër të kujdesit ndaj kafshëve.

Vullnetarët arritën të gjurmonin pronarët e qenit, të cilët pretenduan se e kishin bërë këtë veprim pasi qeni ishte i sëmurë.

Kiryusha

Çifti pranoi se i kishin injektuar një ilaç që të ngordhte duke e groposur më pas afër autostradës Ukhta-Syktyvkar.

Por pasi bëri një sërë testesh, një veteriner zbuloi se kafsha nuk kishte probleme serioze mjekësore dhe ishte e shëndetshme përveç faktit se kishte patur nevojë për ushqim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit