Rusia shpall 2 diplomatë bullgarë “persona të padëshiruar”

Mos i humb

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpallur dy diplomatë bullgarë “persona të padëshiruar”.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se dy punonjës në ambasadën e Bullgarisë në Moskë për çështje tregtare janë shpallur “persona të padëshiruar”.

Më tej në deklaratë thuhet se ambasadori bullgar në Moskë, Atanas Kristin është thirrur në ministri. “Ambasadorit i është dorëzuar notë se dy punonjës në ambasadën e Bullgarisë në Moskë janë shpallur persona të padëshiruar. Ky është një hap kundër vendimit të paarsyeshëm të qeverisë së Bullgarisë”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë më 23 shtator shpalli “persona të padëshiruar” dy diplomatë rusë të akredituar në vend.

Gjithashtu edhe Çekia më 6 qershor, Sllovakia më 10 gusht shpallën “persona të padëshiruar” nga 2 diplomatë rusë për shkak të dyshimit për “spiunazh”.

Më 18 gusht Norvegjia, më 24 gusht Austria morën vendim për të deportuar nga një diplomat rus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit