Gazeta serbe Blic sot po raporton duke u thirrur në burimet jozyrtare se Interpoli do të kërkojë përsëri kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi.
Kjo pasi Thaçi e Haradinaj kanë qenë pjesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sipas informatave jozyrtare ankesa e Serbisë për largimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së nga sistemi i Interpolit, do të pranohet. Dhe të dy do të kthehen në këtë listë”.
Blici shkruan se në largimin e Thaçit dhe Haradinajt nga lista e Interpolit ka pasur shkelje të rregullave që definojnë punën e këtij institucioni.
Ministri i Brendshëm i Kosovës Flamur Sefaj të martën njoftoi se ka marrë konfirmim nga Interpoli se kjo organizatë i ka pezulluar fletarrestet për ish-anëtarët e UÇK-së, të cilët Serbia i akuzon për krime lufte.
“Vendkalimet ndërkombëtare kufitare në të ardhshmen edhe zyrtarisht do të jenë të hapura për Ramush Haradinajn, por edhe për bashkëluftëtarët e tij të afërt nga ditët terroriste – Hashim Thaçin, Azem Sylën, Shujkri Bujën, Lirim Jakupin…”, shkruan shtypi serb. shkruan gazeta, transmeton lajmi.net. Ndryshe Haradinaj ka qenë edhe më herët në listën e Interpolit.
Pikërisht për këtë temë ai ishte arrestuar në Francë ku u mbajt për disa muaj.


